BallinaShowBiz“Bentley” i Morena Tarakut i kthehet pronarit të cilit i ishte vjedhur...

“Bentley” i Morena Tarakut i kthehet pronarit të cilit i ishte vjedhur në Gjermani

Të ngjajshme

Dy të plagosurat në Majac të Podujevës në gjendje të rëndë, dërgohen në QKUK

E dyshuara për vrasjen dhe plagosjen që ndodhi sonte...

Aksident tragjik në Vlorë, dy viktima dhe një i lënduar rëndë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në...

Goditet me veturë për vdekje një 81 vjeçar në Piranë të Prizrenit

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:30...

Dajaku: Amir Rrahmani është dashur të ftohet, për përkrahje morale

Analisti i emisionit sportiv “Favorit”, që transmetohet në T7,...

Kjo është e dyshuara për vrasjen dhe plagosjen në Majac të Podujevës

Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme...

Vetura “Bentley” të cilën këngëtarja Morena Taraku mendoi se e përvetësoi duke tentuar ta fuste si të re në Kosovë, është kthyer në Gjermani.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se vetura në vlerë prej 250 mijë eurosh dje i është kthyer pronarit.

“Bentley”, të cilin Morena tentoi ta fuste në Kosovë duke i ikur pagesës së doganës, u kthye në një super skandal për këngëtaren. Vetura ishte raportuar si e vjedhur në Gjermani. Për këtë, Policia gjermane e kishte vënë veturën në kërkim ndërkombëtar.

Për “Bentleyn”, ata kishin kontaktuar me Policinë e Kosovës, të cilët e sekuestruan veturën më 29 tetor të vitit të kaluar.

Gazeta Sinjali kishte siguruar edhe një dokument, përmes së cilit dyshohet se ajo kishte tentuar ta fuste në Kosovë veturën e “Bently” pa paguar asnjë cent gjatë importimit.

Në dokument thuhet se pagesa prej 235 mijë eurove do të kompensohej me anë të reklamimit nga Morena Taraku, ndërsa nëse një gjë e tillë nuk bëhet deri në vitin e ardhshëm, atëherë duhet të kryhet pagesa.

“Bazuar në një parapagim shuma prej 235.000 euro do të kompensohet me marketing nga Morena Taraku për kompaninë tonë ose do të paguhet vitin e ardhshëm”, thuhej në dokumentin e paraqitur nga këngëtarja.

Me anë të këtij dokumenti ajo kishte tentuar t’i bindte organet e shtetit se vetura është në pronësi të saj. Ajo e kishte prezantuar veturën si të re para Doganës së Kosovës, gjë që me kodin doganor do ta shpëtonte nga pagesa prej 14 mijë e 118 euro. Por, Dogana e Kosovës më pas kishte konfirmuar se “Bently” i Morena Tarakut kishte 2 mijë e 194 kilometra të kaluara dhe regjistrim të rregullt në Gjermani. /Gazeta Sinjali/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz