back to top
Wednesday, September 3, 2025
BallinaLajmeBelgjika do të njohë shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Belgjika do të njohë shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Të ngjajshme

Qeveria belge ka thënë se do ta njohë zyrtarisht shtetin e Palestinës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së këtë muaj.

Ministri i Jashtëm i vendit, Maxime Prevot, njoftoi se do t’i bashkohet Mbretërisë së Bashkuar , Francës, Kanadasë dhe Australisë në njohjen e shtetit palestinez.

Belgjika gjithashtu do të vendosë “sanksione të forta” kundër qeverisë izraelite , tha ai, duke përfshirë një ndalim të importeve nga vendbanimet në Bregun Perëndimor dhe ndjekje të mundshme penale.

Ministria e Jashtme izraelite dhe ambasada belge nuk kanë komentuar ende mbi njoftimin.

Megjithatë, ministria e saj e jashtme tha më parë se plani i Mbretërisë së Bashkuar për të njohur Palestinën “përbën një shpërblim për Hamasin”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz