Arbër Tolaj po vazhdon fushatën intensifikuese kudo në Dukagjin dhe Kosovë. Mbrëmë 5-shi i AAK-së ka qeë për takim në Beleg dhe Kodrali.
“Takimet tona i vazhduam në Beleg, në një takim të ngrohtë e vëllazëror me banorët e mrekullueshëm të Belegut dhe Kodralisë. Belegu dhe Kodralia kanë qenë historikisht rreshtimi i palëkundur i vlerave tona. Mbështetja juaj masive është mesazhi më i qartë se programi i AAK-së dhe vizioni ynë fitues po përqafohet në çdo shtëpi . Ne jemi zotuar se do të jemi krah çdo fermeri, çdo të riu dhe çdo kryefamiljari të këtyre fshatrave, duke punuar me përkushtim për investime konkrete, infrastrukturë më të mirë dhe mirëqenie për të gjithë. Faleminderit Beleg dhe Kodrali” shkruan Tolaj në njoftim.


