BallinaLajmeBekim Jashari rrëfen bisedën e fundit me babain Hamzën: Kur të luftojë...

Bekim Jashari rrëfen bisedën e fundit me babain Hamzën: Kur të luftojë unë jo shtatë gazeta por e gjithë bota do ta merr vesh

Të ngjajshme

Ushqimi i shëndetshëm, i rëndësishëm për fitnes

Të ushqyerit me një dietë të balancuar mirë mund...

Shtyhet deri më 20 korrik shpallja e vendimit në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, e konfirmon avokati i Thaçit

Vendimi përfundimtar në rastin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Rusia mbyll aeroportet dhe kufizon internetin

Moska u përball të martën, 5 maj, me masa...

Ishte në Samitin e EPC në Armeni, Kurti shfaqet në Shkup, Mexhiti: Mirëserdhe

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë...

Kryetari i Skenderajt, djali i heroit Hamëz Jashari, Bekimi, për herë të parë është paraqitur në një debat televiziv.

Bekim Jashari në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka treguar se komunikimi i fundit me babain Hamzën ishte tri ditë para luftës se Jasharajve me shtetin serb.

“Biseda ishte e fokusuar në masakrën që forcat serbe kishin bërë në Likoshan. Ishte shumë i tronditur. Më tha troç: “A e mban mend kur ka luftuar Tahir Meha. Ai ka thënë kur të luftoj unë do të shkruajnë shtatë gazeta. Më tha edhe te na nuk do të shkojë larg. Kur të luftojë unë jo shtatë gazeta por e gjithë bota do ta merr vesh”. Ashtu ndodhi nuk shkoi larg”.

Bekimi thotë se tërë kohën dyshonin se ishin të përgjuar pasi e kishin në lagje telefonin fiks.

Ai thotë se kanë përdorur gjithmonë emra anonim kur është bërë fjalë për armë apo gjëra sensitive.

“Babi e mbante pseudonimin “Dyl Mehmeti” për shkak të një roli që ka luajtur në një dramë”.

I pari i Skenderajt thotë se Adem Jashari nga familja thirrej me pseudonimin “Syla” si sinonim i Sylejman Vokshit që kishte mustaqet e mëdha.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz