back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaRegjionaleBekim Jashari propozon qeveri gjithpërfshirëse për të përmbyllur dialogun me njohje

Bekim Jashari propozon qeveri gjithpërfshirëse për të përmbyllur dialogun me njohje

Të ngjajshme

Ndalimi i kosovarëve nga Serbia, kritikohet qasja e institucioneve të Kosovës

nstitucionet e Kosovës janë kritikuar për mosreagim të duhur...

Zemaj: VV s’ka besuar se do të ndodhë Pavarësia e Kosovës

Ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu, e ka...

Kush është ai? Jennifer Aniston shfaqet për herë të parë publikisht me partnerin e ri

Aktorja e famshme e Hollywood-it, Jennifer Aniston, është shfaqur...

​Çifti polak po shikonte lajmet mbi dronët rusë kur njëri prej tyre qëlloi shtëpinë e tyre

Pensionisti Tomasz Wesolowski po shikonte lajme në televizion për...

Presidentja paguan rreth 15 mijë euro në vit për shkollimin fillor të vajzave të saj

Shkollimin fillor të vajzave, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,...

Situatat politike në vend çdo ditë e më shumë po del të jetë jo e kënaqshme. Kështu ka thënë  kryetari i komunës së Skenderaj, Bekim Jashari. Në një prononcim për arbresh.info ai ka shtuar se kjo është rezultat i zgjedhjeve të shpeshta.

“Si çdo dy vite zgjedhje pas zgjedhjeve, jo e kënaqshme, por fatkeqësisht ky është realiteti” tha Jashari për arbresh.info.

Sa i përket realitetit politik Jashari tha se tani është koha kur vërtetë duhet të bëhet përmbyllja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Të gjitha partitë, të gjithë liderët politik duhet të jenë të unifikuar, dikush mund të thotë që, që nga pas lufta kemi thënë, por që këtë vit ka nevojë. Me të vërtetë është momenti që të jemi si shqiptarë të unifikuar sepse kemi të bëjmë me përmbylljen e dialogut me okupatorin tonë shekullorë”, tha Jashari.

Taksa dhe të gjitha marrëveshjet me shtetin serb, Jashari shpreson që të përmbyllen me njohje reciproke.

“UNË BESOJ DHE SHPRESOJ SE TË GJITHA KËTO DO TË PËRMBYLLËN ME NJOHJE NGA SHTETI I SERBISË, PO ASHTU EDHE KOSOVA NDAJ SERBISË, QË TË KENË NJË FQINJËSI TË MIRË. TAKSA KA QENË SI NJË NGA ARSYET APO SHQETËSIMET QË KA DALË QË NE SI KOSOVË I KEMI PAS NDAJ SERBISË” U SHPREH AI.

DITË MË PARË DEPUTETI I LËVIZJES VETËVENDOSJE, REXHEP SELIMI, KA LËSHUAR NJË DEKLARATË KU KA THËNË SE KOMANDANTI ADEM JASHARI NË GJASHTË VITET E FUNDIT TË JETËS SË TIJ NUK KA FOLUR ME PRESIDENTIN HASHIM THAÇI.

POR, KËTË KREU I KOMUNËS SË SKENDERAJ, BEKIM JASHARI, NUK KA DASHUR TA KOMENTOJ FARE, PËRVEÇ SE THA QË NUK I KOMENTON DEKLARATAT E POLITIKANËVE TË NDRYSHËM, AI THA SE KOMENTET E TILLA NË KOHË FUSHATE NUK I BËJNË DËME E AS MIRË ASKUJT.
“UNË KAM DHËNË PËRGJIGJE RRETH KËSAJ ÇËSHTJE, QË NUK KAM KOMENT ME DEKLARATA TË POLITIKANËVE TË NDRYSHËM KUSHDO QOFSHIN ATA. KOMENTET TË TILLA NË KOHË FUSHATE NUK KANË VEND SEPSE NUK I BËNË AS MIRË AS DËM ASKUJT” THA JASHARI./ARBRESH.INFO

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz