Bekim Jashari, priti në takim përfaqësues nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale
BILLI


Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, priti në takim Drejtorin, Ramiz Krasniqi, së bashku me kryeinspektorin, Fatmir Gërguri, të dy nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale.
Në këtë takim u diskutua për bashkëpunim të ndërsjelltë për ndalimin e operimeve ilegale në Komunën e Skënderajt.
Kryetari Jashari, shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit.
Në fund, e nderuan Kryetarin Jashari me një dhuratë simbolike, simbol i resurseve të Kosovës.

Lexo edheJashari tek vendi ku parashihet të nis një investim i madh për Skenderajn (FOTO)
