Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me kryesuesen e Kuvendit, Fatbardha Haliti, priti në takim, Lirije Kajtazi, kryetare e Forumit të Gruas, në Lidhjen Demokratike të Kosovës, së bashku me bashkëpunëtorë.
Në këtë takim u diskutua për fuqizimin e rolit të gruas në vendimarrje, për përkushtimin për të ndjekur rrugët më të mira të bashkëpunimit për të qenë më afër qytetarit.
Lirije Kajtazi theksoi se Skenderaj tashmë ka treguar që përkrahë fuqizimin e rolit të gruas nëpër institucione, duke pasur parasysh se edhe Kryesuesja e Kuvendit Komunal në Skenderaj është një femër, pra Fatbardha Haliti.
Po ashtu Kajtazi, në emër të Forumit të Gruas, uroi Bekim Jasharin, duke i dëshiruar shëndet dhe suksese në postin e të parit të Skenderajt.


