Në një vizitë që bëri Kryetari i Skenderajt z. Bekim Jashari në Zvicërr u prit në mënyrë madhështore në Konfederatën e Zvicrës.
Vizita filloi në Ambasadën e Republikës në Bern, duke kulmuar me pritje nga Kryetari i Komunës së Rapperswill-Jona të Kantonit të St. Gallen z. Martin Stöckling, ku u diskutua shkëmbimi i përvojave administrative ndërmjet të dy komunave, mundësitë për bashkëpunim ekonomik, tërheqje të investitorëve nga Zvicra dhe hapjes së përfaqësive të tyre në Komunën e Skënderajt.
Me theks të veçantë u diskutua bashkëpunimi në fushën e arsimit, shkëmbimi i përvojave në këtë fushë.
Gjatë kësaj vizite Kryetari z. Jashari i shoqëruar nga homologu i tij z. Stöckling, vizituan kompaninë Weidmann, kompani kjo që merret më teknologji elektrike, ku u diskutua mundësia që kjo kompani të hap përfaqësinë e saj në Kosovë, respektivishtë në Komunën e Skenderajt.
Poashtu Kryetari Jashari, u prit edhe në Shkollën e Lartë Teknike në Rapperswill, ku u diskutua poashtu rreth modalitetëve të bashkëpunimit me Shkollën Profesionale në Skënderaj.
Gjithashtu në një agjendë të ngjeshur që kishte në këtë vizitë, Kryetari z. Bekim Jashari pati takim edhe me Kryeshefin Ekzekutiv të kompanisë EWL Technologies Jean-Cloud Beney, kompani kjo që fushëveprimtari të saj e ka ri-ciklimin e mbeturinave të lëngëta dhe të ngurta, e më pas përdorimin e tyre për ngrohje. Dhe pas bisedës me Kryetarin Jashari, z. Beney shprehu interesimin e kësaj kompanie që të hap një përfaqësi në Skënderaj.
Kryetari z. Jashari së bashku me Drejtorin e Arsimit z. Bekim Latifi, gjatë gjithë kohës ka qenë i shoqëruar nga stafi i Konsullatës së Kosovës në Cyrih, si dhe krerët e shoqatës „Pro Kosova“, z. Akenbut Iballi dhe z. Naim Zeqiri, të cilët kan qenë edhe iniciatorët e zhvillimit të kësaj vizite.