BallinaRegjionaleBekim Jashari ne terren, inspekton fillimin e punimeve të një projekti të...

Bekim Jashari ne terren, inspekton fillimin e punimeve të një projekti të rëndësishëm

Të ngjajshme

Bajrami akuzon qeverinë: Po mashtron qytetarët me çmimet e naftës

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, në...

“Mungon edhe VV-ja, edhe Lista Serbe”, Gola ia ndal mikrofonin Rrahmanit

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka thënë se Lëvizja...

Quni ngre alarmin për çmimet e karburanteve: Ndikojnë në sigurinë kombëtare

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton...

Kosova me arritje historike, rënditet e 78-ta në ranglistën botërore të FIFA-s

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se...

Kryetari i Komunës së Skenderajt , z.Bekim Jashari së bashku me drejtoreshën e Urbanizmit , znj.Sanije Ahmeti  më bashkëpunëtorë, kanë inspektuar fillimin e punimeve për realizimin e projektit kapital rrugor Syriganë –Pemishtë.
Në kuadër të këtij projekti janë 7069 metra shtrirje asfallti, që përfshihen segmentet rrugore në fshatrat Syriganë, Pemishtë, Qitak , Leçinë dhe Terrnovë, transmeton Drenica Press

Më poshtë postimi i Krytarit Jashari pas vizitës në terren:

“Dje Açareva e Plluzhina, sot Syrigana, Pemishta, Qitaku, Leçina e Ternova

Projekti i radhës rrugor pas atij të Açarevës që lidhet me Plluzhinën, është ai i fshatrave të bashkësisë lokale të Runikut.

Më saktë, me 7,069 metra shtrirje asfalti me anë të këtij projekti, ku puna sapo ka filluar në rregullimin dhe modernizimin e infrastrukturës rrugore, përfshihen segmentet në fshatrat Syriganë, Pemishtë, Qitak, Leçinë dhe Ternovë.

Me stafin tim mbështetës jemi çdo ditë nëpër fshatra, kudo që kanë filluar punimet, për të parë ecurinë e realizimit të projekteve dhe për të bashkëbiseduar me banorët vendas, për t’iu kërkuar gjithashtu që edhe ata të jenë një lloj mbikëqyrësi i projekteve kapitale në dobi të tyre. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz