back to top
Tuesday, February 3, 2026
BallinaLajmeBekim Haxhiu: Frashër Krasniqi e ka vendin në burg, bashkë me Sllobodan...

Bekim Haxhiu: Frashër Krasniqi e ka vendin në burg, bashkë me Sllobodan Gavriqin

Të ngjajshme

Cilësia e ajrit në botë, në këtë pozitë rënditet sonte Prishtina

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina po vazhdon të përballet me...

Muriqi i pandalshëm, goditja e tij numërohet si asist për Darderin

Vedat Muriqin s’po ka kush e ndal. Kosovari, ka bërë...

Vdes në moshën 55-vjeçare aktori i njohur meksikan i Narcos

Aktori i njohur meksikan Gerardo Taracena, i cili fitoi...

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu e ka quajtur paramilitar të Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqin, i cili pardje lëshoi akuza ndaj ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se Krasniqi e ka vendin në burg, pasi që akuzohet për sulm me “zollë” ndaj Kuvendit të Kosovës.

“Akuzat dhe shpifjet kundër UÇK-së që u dëgjuan në Kuvend nga disa deputetë të PVV, ishin një përkthim i dobët nga serbishtja në shqip të akuzave dhe shpifjeve që Serbia i ka ba ndaj pjestarëve të UÇK-së, prej përfundimit të luftës e këtej”, ka shkruar Haxhiu.

Ky është shkrimi i plotë i Haxhiut në Facebook:

Paska fol në parlament paramilitari i PVV qe akuzohet për sulm me “zoll” ndaj Kuvendit të Kosovës.

Farshër Krasniqi – “Boshko Buha” i PVV i akuzuari për terrorizëm paska folë për trimërinë e komandantët e UÇK-së. I akuzuari që në mënyrë qyqare ka sulumuar Kuvendin e Kosovës paska shitë mend për trimëri e patriotizëm.

Fol Frasher në foltore të parlamentit o paramilitar i PVV se vendin e ki në qeli të burgut bashkë me Sllobodan Gavriqin dhe me të akuzuarit tjerë për terrorizëm, por ti duke kërcnuar e frikësuar prokurorët e gjyqtarët ta kanë mundësu me hy në parlament e me ndejtë në shtëpi, se ti vendin e ke ne burg.

Akuzat dhe shpifjet kundër UÇK-së që u dëgjuan në Kuvend nga disa deputetë të PVV, ishin një përkthim i dobët nga serbishtja në shqip të akuzave dhe shpifjeve që Serbia i ka ba ndaj pjestarëve të UÇK-së, prej përfundimit të luftës e këtej.

Këto akuza në të kaluarën lansoheshin nga mediat serbe, ndërsa tash po lexohen të përkthyera nga deputetë e PVV, kanë ‘avansu’ miqt e Milloshit!

Të Fundit

Sport

ShowBiz