back to top
Wednesday, November 5, 2025
BallinaLajmeBehrami: Me ngritjen e aktakuzës kundër ish-krerëve të UÇK-së, po tentohet të...

Behrami: Me ngritjen e aktakuzës kundër ish-krerëve të UÇK-së, po tentohet të ndërrohen aleatët e sprovuar të perëndimit por nuk do të funksionojë

Të ngjajshme

Zvicra dhe Austria në konflikt për emrin e djathit “Emmentaler”

Betejë ligjore mes Zvicrës dhe Austrisë për djathin e...

Nga 1 janari paga minimale 500 euro në Shqipëri

Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë që që...

Ndalohet importi i shpezëve dhe produkteve të tyre nga Hungaria

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Republikës së Kosovës...

Brahimaj: Nuk do ta votoj Konjufcën për kryeministër

Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, ka deklaruar se nuk...

Deputeti i PDK-së, dhe ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Artan Behrami ka shkruar sot pasi janë bërë pesë vite nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Ai ka thënë se me ngritjen e aktakuzës kundër Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit dhe bashkëluftëtarëve të tyre, po tentohet të ndërrohen aleatët e sprovuar të perëndimit, që e kanë ruajtur orientimin perëndimor të popullit tonë, por edhe stabilitetin politik dhe arkitekturën e sigurisë nga Podgorica, Shkupi, Tirana dhe Prishtina.

Ai ka thënë se ky eksperiment i ndërrimit të aleatëve nuk do të funksionojë.

“Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe krejt UÇK-ja ishin bashkë me Bill Clinton kundër Sllobodan Millosheviqit. Ishin bashkë me Tony Blair dhe Madeleine Albright kundër Vuçiqit dhe Daçiqit. Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe krejt UÇK-ja u bënë bashkë me Wesley Clark kundër Arkanit, Mlladiqit dhe Karagjiçit! Ishin bashkë me George W. Bush kundër Koshtunicës! Edhe sot Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë aleatë të Amerikës, NATO-s, Bashkimit Evropian dhe tërë botës perëndimore”, ka shkruar Behrami.

Ai ka thënë se tash e dy dekada, ata janë njerëzit më besnikë të vlerave perëndimore dhe diga e perëndimit në Ballkan.

“Paraqitja dijnitoze dhe këshillat publike të tyre nuk janë shprehje frike, por reflektim i shpresës për të mbajtur një kohezion, mirëkuptim dhe dashamirësi, jo vetëm në mes neve shqiptarëve, por edhe të pakicave! Thirrja e tyre për besim në drejtësi është thirrje për unitet! Është thirrje për mbrojtje të dinjitetit tonë!”, ka shtuar Behrami. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz