BallinaLajmeBehrami kritikon Kurtin: Kosova nuk ka qenë më e izoluar ndërkombëtarisht as...

Behrami kritikon Kurtin: Kosova nuk ka qenë më e izoluar ndërkombëtarisht as në vitet e 90-ta!

Të ngjajshme

Ndërrim komande në KFOR: Hetényi merr drejtimin e batalionit taktik rezervë

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, kryesoi ceremoninë e...

I dyshuari e kërcënon taksistin me thikë, ia grabit 15 euro

Policia e Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull, taksist...

Mitrovicë e Veriut: Arrestohet i dyshuari që shtirej si polic

Një person është arrestuar në Mitrovicë të Veriut pasi...

Kushtetuesja nuk e “zgjidh” bllokadën për presidentin

Ndërsa kanë mbetur edhe shtatë ditë derisa Gjykata Kushtetuese...

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, lidhur me marrëdhëniet e tij të tensionuara me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një postim në rrjetet sociale, Behrami përshkroi një histori të gjatë konfrontimesh të Kurtit me udhëheqësit dhe diplomatët amerikanë, duke theksuar se “lista e amerikanëve që Kurti i ka kundërshtuar është e gjatë sa këtu e në Shkup”, transmeton lajmi.net.

Ai kujtoi se “në vitin 1999, Kurti i doli kundër presidentit Bill Clinton, Sekretares Madeleine Albright dhe ambasadorit Richard Holbrooke”, ndërsa më vonë, gjatë viteve 2006-2008, përmes protestave të dhunshme, ai shpalli tradhtarë delegacionin e negociatave për statusin e Kosovës.

Behrami theksoi gjithashtu se Kurti ka qenë në konflikt me disa presidentë dhe sekretarë shteti amerikanë, përfshirë George W. Bush, Barack Obama, Joe Biden dhe Donald Trump.

Duke komentuar deklaratën e Kurtit në mbledhjen e fundit të qeverisë, ku ai tha se “me Amerikën ka vetëm disa dallime të vogla”, Behrami e cilësoi këtë si një nënvlerësim të gjendjes së rëndë.

“Për një politikan kamikaz, që ka nxitur dhunë, trazira, që ka djeg ndërtesa të shtetit dhe ka lënduar policë, suspendimi i dialogut strategjik me SHBA-në është ‘piece of cake’,” tha ai, duke paralajmëruar se kjo situatë është alarmante për qytetarët e Kosovës.

Në përfundim, Behrami theksoi me forcë: “Me Albin Kurtin në Qeveri nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë marrëdhënie të mira me Amerikën!”, duke paralajmëruar për pasojat serioze që kjo sjell për vendin./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz