BallinaRegjionaleMitrovicëBëhet shkrumb e hi Shtëpia e Shëndetit në Mitrovicë (FOTO)

Bëhet shkrumb e hi Shtëpia e Shëndetit në Mitrovicë (FOTO)

Të ngjajshme

Çmimet e gazit në SHBA janë rritur me gati 50% që nga fillimi i luftës me Iranin

Çmimi mesatar i një galoni benzine të rregullt amerikane...

Shtyhet festa e Barçës, Real Madridi fiton në Kataluni ndaj Espanyolit

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore 0:2 ndaj...

Shkëlqen Vini, Real Madridi fiton dhe e shtyn festën e Barcelonës

Real Madridi ka shënuar fitoren e radhës në La...

Kurti në darkën zyrtare të Samitit EPC, takohet me liderë evropianë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë...

Në orët e hershme të mëngjesit të së dielës është djegur depoja e Ambulantës së Shtëpisë së Shëndetit në Lagjen e Minatorëve, në Veri të Mitrovicës. Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Zëvendëskomandanti në rajonin e Mitrovicës së veriut, Besim Hoti.

Ai thotë se policia është në vendin e ngjarjes, ndërkohë që ende nuk ka ndonjë person të dyshuar.

“Ambulanta si objekt nuk është djegë, është djegë materiali brenda depos së së ambulantes. Zjarri është lokalizuar. Objekti si objekt i ka dëmet minimale, sepse zjarri është brenda depos. Ngjarja ka ndodhur diku rreth orës 06:00 t mëngjesit”, ka thënë Hoti.
Tutje, ai thotë se ekspertët janë duke punuar për zbardhjen e rastit.

“Jemi në pritje të ekspertit në mënyrë që të mund ta përcaktojë shkaktarin e zjarrit. Mund të them se objekti nuk është dëmtuar, por vlerën e dëmit ne nuk mund ta përcaktojmë tash”, ka thënë ai.

…….

Në orët e hershme të mëngjesit të së dielës është thyer dhe më pas i është vënë flaka Shtëpisë së Shëndetit në Lagjen e Minatorëve, në Veri të Mitrovicës.

“Pas tentim vjedhjeje i është futur zjarri objektit ku fatmirësisht ky zjarr është izoluar para se ta përfshij tërë objektin”, ka thënë përmes Facebook, nënkryetari i Mitrovicës së Jugut, Faruk Mujka.

Ky është postimi i plotë i Mujkës:

“KOMUNA E MITROVICËS DËNON ASHPËR THYERJEN DHE ZJARRVËNIEN NË SHTËPINË E SHËNDETIT NË KODRËN E MINATORËVE

Sot në orët e hershme të mëngjesit është thyer objekti i Shtëpisë së Shëndetit në Lagjen e Minatorëve, në pjesën veriore të qytetit. Pas tentim vjedhjeje i është futur zjarri objektit ku fatmirësisht ky zjarr është izoluar para se ta përfshij tërë objektin.

Kjo edhe një herë dëshmon brishtësinë e situatës së sigurisë në lagjet veriore të banuara me shqiptarë. Ky rast duket edhe më i rëndë kur dihet se kohët e fundit në këtë objekt janë bërë përmirësime të dukshme si në shërbime e poashtu edhe në kushtet e punës. Poashtu është evidentuar se shërbime mjekësore gjithnjë e më shpesh kan kërkuar edhe banorët serb të kësaj lagjeje, fakt i cili si duket nuk ka mundur të kapërdihet nga strukturat ilegale.

Pavarsisht çfarëdo sulmi apo pengese gjatë këtij rrugëtimi asgjë nuk do të na ndal që të jemi pran qytetarëve tonë kudo që të jenë dhe duke ju ofruar shëbime sa më cilësore dhe sa ma afër shtëpive të tyre.

I ftojmë organet gjegjëse që sa më shpejt të i identifikojnë dhe dënojnë këta kriminel dhe në të njëjtën kohë t’i shtojnë masat e sigurisë për mbrojtjen e shqiptarëve në Veri që janë pjesa më e rrezikuar dhe e diskriminuar e qytetarëve të Republikës së Kosovës”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz