BallinaLajmeBëhet e pakalueshme rruga te ndërtesat e Dervishollit

Bëhet e pakalueshme rruga te ndërtesat e Dervishollit

Të ngjajshme

Shembja e rrugës në Prishtinë: Çfarë dihet dhe çfarë mbetet e paqartë

Rruga “Don Shtjefën Kurti”, që u shemb në afërsi...

Futbollistët e Turqisë marrin valixhet dhe nisen drejt Kosovës

Futbollistët e Kombëtares së Turqisë janë nisur drejt Kosovës...

Serbia arrin marrëveshje të re për furnizim me gaz nga Rusia

Serbia ka arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës ekzistuese...

Ndeshja historike Kosovë-Turqi shtyn spektaklin e Big Brother Albania

Big Brother VIP Albania do të zhvendoset për të...

Kompanitë e ndërtimit në Prishtinë, nuk po pyesin për pronën publike. Që të realizojnë ndërtimet e tyre, po e dëmtojnë në masë të madhe edhe pronën publike.

Lagja Mati 1, në Prishtinë, është kthyer në një katrahurë. Kamionë gjigant plot me beton shihen çdo çast në këtë lagje që ka marrë hovë të madh ndërtimi viteve të fundit. Nga sjellja e kompanive të ndërtimit, më së keqi po e pësojnë qytetarët.

Në Rrugën B të kësaj lagjeje, një pjesë e trotuarit është bërë i pa kalueshëm. Kjo pasi në trotuar po rrëshqet dheu i punishtes së kompanisë “Dervisholli”.

Lajmi.net posedon fotografi që tregojnë gjendjen e vështirë në afërsi të punishtes ku po ndërton kjo kompani. Inspektorati i Komunës së Prishtinës nuk po merr masa ndaj kompanisë.

Në fotografit që i posedon lajmi.net shihet që ndërtimin e kësaj ndërtese po e furnizon me beton kompania “Mabetex”, e cila është në pronësi të familjes së nënkryetarit të Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli.

Qysh në fillim, ndërtimi i ndërtesave nga “Dervisholli” ishte vlerësuar si i kundërligjshëm nga qytetarët, për çka kishin nisur edhe një peticion për kundërshtimin e tyre, por Komuna e Prishtinës e kishte lënë që rastin ta zbardh gjykata.

Ndërkohë gjykata akoma nuk ka marrë një vendim për Planin rregullues Mati 1.

Një grup i qytetarëve, e kishte aktualizuar çështjen e Plani Mati 1, pasi kishin filluar ndërtime në brezin e gjelbëri në Rrugën B, pikërisht aty ku po ndërton kompania “Dervisholli”, vend ky i cili sipas Planit rregullues të parë, parashihte gjelbërim, ndërsa plani i reviduar, parashihte ndërtim.

Qytetarët dhe profesionistët janë  të sigurt se Komuna ka vepruar kundërligjshëm. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz