Bëhen 8 vjet nga tërmeti shkatërrues ku humbën jetën 250.000 njerëz
03
Lexo edheTurqi – Aeroplani del jashtë piste, shmanget tragjedia (Foto/Video)
Është shënuar tetë vjetori i tërmetit shkatërrues në të cilin më 12 janar të vitit 2010 humbën jetën 250.000 njerëz dhe 300.000 të tjerë u plagosën, ndërkohë që pa kulm mbi kokë mbetën 1.2 milionë banorë të Haitit, raporton Anadolu Agency (AA).
Për një pjesë të madhe të personave të cilët mbetën pa shtëpi, jeta akoma nuk është kthyer në normale.
Në qarkun Delmask, ne veri të kryeqytetit Port-au-Prince, akoma është funksional kampi Caradeux i cili fillimisht ishte ndërtuar si një strehimore e përkohshme për 20.000 të zhvendosur.

Lexo edheTurqi – Aeroplani del jashtë piste, shmanget tragjedia (Foto/Video)
As pas tetë vitesh nuk janë realizuar premtimet e pushtetarëve për përkujdesje banesore për të prekurit nga tërmeti, ndërkohë që ekonomia e dobët e Haitit mbetet arsyeja kryesore përse këta njerëz nuk kanë vendbanim tjetër.
Kampi ngadalë po shndërrohet në një fshat në të cilin njerëzit të zhvillojnë jetë normale.