back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeBegaj takon kryeministrin hungarez Orban, flasin për mbi thellimin e bashkëpunimit dypalësh

Begaj takon kryeministrin hungarez Orban, flasin për mbi thellimin e bashkëpunimit dypalësh

Të ngjajshme

S`ka datë për certifikim të zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Rinumërimi i votave të kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve...

Barcelona transferon super talentin holandez, e konfirmon Fabrizio Romano

Barcelona ka arritur një marrëveshje për transferimin e mbrojtësit...

Cilësia e ajrit në Prishtinë: E moderuar

Aktualisht, kryeqyteti po karakterizohet me cilësi të moderuar të...

Nuk u paraqit në punë për mbi 68 ditë, “Trepça” ia shkëput kontratën

Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se ia ka ndërprerë marrëdhënien...

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Hungari, ku është pritur nga Kryeministri hungarez, Viktor Orban.

Takimi pati në vëmendje diskutime të rëndësishme mbi thellimin e bashkëpunimit dypalësh, duke u fokusuar në integrimin e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, si dhe në forcimin e sigurisë së përbashkët.

Presidenti Begaj vlerësoi lart mbështetjen e fortë të Hungarisë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, duke nënvizuar rolin kyç të këtij vendi gjatë Presidencës së Këshillit të BE-së në vitin 2024 për avancimin e negociatave.

Të dy liderët theksuan se integrimi i rajonit në Union rrit më tej sigurinë e përgjithshme, shkruan rtsh.al.

“Ishte kënaqësi të takohesha me kryeministrin Viktor Orban. Shpreha vlerësimin për mbështetjen e Hungarisë për anëtarësimin e Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor në BE – një integrim që forcon sigurinë tonë të përbashkët. Ne riafirmuam gatishmërinë tonë të ndërsjellë për të thelluar bashkëpunimin politik, ekonomik dhe kulturor.”, shkruajti Presidenti në rrjetin social X./Indeksonline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz