Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Komunës së Rahovecit, Burim Krasniqi, ka reaguar pas përfundimit të numërimit të votave, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe duke bërë të ditur se subjekti i tij nuk ka arritur të hyjë në balotazh.
Në një postim në rrjetet sociale, Krasniqi ka bërë thirrje që në balotazhin e radhës të përkrahet kandidati i VV-së Ali Dula.
Postimi i tij i plotë:
“Të nderuar qytetar të komunës së Rahovecit,Duke ju falënderuar secilit për një proces të qetë gjatë fushatës zgjedhore dhe kulturës së treguar ditën e zgjedhjeve, pas përfundimit të numërimit të gjitha votave, ne nuk jami pjesë e balotazhit.Na besuan 5124 qytetarë në garën për kryetar të komunës.Na besuan 4743 qytetarë në listën për kuvendin komunal.Tani LDK do të përfaqësohet me 7 kuvendarë nga 27 sa do të ketë kuvendi i komunës.Ju faleminderit të gjithëve me mesazhin e thënë nga fillimi:RAHOVECIT I DUHET NDRYSHIMI!I JuajiBurim Krasniqi”, ka shkruar ai.