back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmeBE: Kosovarët tash e kanë në duar sundimin e ligjit

BE: Kosovarët tash e kanë në duar sundimin e ligjit

Të ngjajshme

Pse duhet t’i konsumoni vezët?

Vezë janë padyshim të shëndetshme dhe të shijshme. Studimet kanë...

Alarm te Barcelona, brenda pesë minutash lëndohen dy yjet e skuadrës

Në “Spotify Camp Nou” po zhvillohet një prej ndeshjeve...

Hoxhaj i reagon Kurtit: PDK udhëhiqet nga Hamza, eja të ballafaqohemi me ide, jo me rrena

Enver Hoxhaj nga PDK-ja ka reaguar ashpër ndaj deklaratave...

Zyra e BE-së në Kosovë dhe Përfaqësuesi i Posaçëm i tyre dhe përfaqësitë diplomatikë të Shteteve Anëtare të BE-së në Kosovë, nëpërmjet një deklarate të përbashkët, e mirëpresin vendimin e sotëm të Kuvendit të Kosovës për të zgjatur mandatin e Misionit të BE’së për Sundim të Ligjit (EULEX) për dy vjet.

“Me mandatin e ri, Kosova do të jetë përgjegjëse për sundimin e ligjit dhe luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit. Autoritetet duhet ta shfrytëzojnë mandatin e ri për të vazhduar një tranzicion të qartë të zotërimit dhe përgjegjësisë nga EULEX-i në Kosovë. Meqë kjo do të merr kohë, është e rëndësishme që ky ndryshim të jetë gradual, ashtu që të mos rrezikojë atë që është arritur në fushën e sundimit të ligjit deri më tani”, thuhet në deklaratën e tyre.

“Kosova ka arritur rezultate të rëndësishme në rrugën e saj evropiane, më e dukshmja me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, propozimin e Komisionit Evropian për udhëtim pa viza dhe normalizimin përmes Dialogut. EULEX-i ka qenë dhe vazhdon të jetë i lidhur me këto procese dhe me agjendën evropiane të Kosovës”, vazhdon deklarata e nisur për media.

Në fund të saj, thuhet se “BE’ja do të vazhdojë të bëjë përpjekjet e saj maksimale që të ndihmojë Kosovën në adresimin e sfidave në fushën e rëndësishme të sundimit të ligjit”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz