back to top
Friday, October 10, 2025
BallinaLajmeBE-ja dhe Kosova mbajtën takimin e Grupit të Veçantë për Reformën e...

BE-ja dhe Kosova mbajtën takimin e Grupit të Veçantë për Reformën e Administratës Publike

Të ngjajshme

Rashiq do të dorëhiqet nga pozita e ministrit

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq,...

Rashiq flet për audio-inçizmet që iu publikuan: Janë të pavërteta

Nënkryetari i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Nenad Rashiq,...

Më në fund ka paqe në Gaza, mijëra njerëz po kthehen në vendlindje

Dhjetëra mijëra palestinezë janë nisur drejt Gazës veriore pasi...

Rodrygo shënon gol të bukur, Brazili e dyfishon epërsinë ndaj Koresë së Jugut

Brazili ka arritur të dyfishojë epërsinë ndaj Koresë së...
- Advertisement -

Bardhyl Dobra, zëvendësministër në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës dhe Julien Crampes, Zëvendësshef i Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore të Komisionit Evropian, Njësia për Serbinë dhe Kosovën, bashkëkryesuan në Prishtinë takimin e 13-të të Grupit të Veçantë BE-Kosovë për Reformën e Administratës Publike (RAP).

Në komunikatë thuhet se takimi, në të cilin morën pjesë përfaqësues të KE-së dhe Kosovës, u përqendrua në planet dhe progresin e bërë nga autoritetet kosovare drejt sigurimit të një shërbimi civil profesional, me llogaridhënie të shtuar dhe siguri më të lartë ligjore në lidhje me ofrimin e shërbimeve për qytetarët dhe bizneset.

Më tej, “Në linjë me raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2024 dhe angazhimet për reforma të ndërmarra nga Kosova në kuadër të Planit të Reformës dhe Rritjes, Komisioni e inkurajoi Kosovën të përshpejtojë zbatimin efikas të Strategjisë së RAP-it dhe asaj për Menaxhimin e Financave Publike, duke përfshirë konsultimet e rregullta me publikun dhe shoqërinë civile. Me kornizën ligjore të rishikuar për shërbimin publik të Kosovës, e cila prezanton një sërë reformash gjithëpërfshirëse që po zbatohen gradualisht, përfaqësuesit e KE-së theksuan rëndësinë e adresimit të sfidave të vazhdueshme, në veçanti lansimin e një sistemi të centralizuar të rekrutimit në shërbimin publik, zvogëlimin e numrit të emërimeve menaxheriale në detyrë dhe përfundimin e hapave të nevojshëm për zbatimin e reformës së pagave. KE-ja përshëndeti përparimin e shënuar në zbatimin e agjendës digjitale dhe të strategjisë së qeverisjes elektronike për të përmirësuar më tej ofrimin e shërbimeve të orientuara drejt qytetarëve dhe të programit të zvogëlimit të barrës administrative”.

Në kuadër të raportimit mbi përparimin e bërë, Kosova prezantoi Raportin e vitit 2024 për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, i cili u publikua për herë të parë në shtator të vitit 2025. Bazuar në këtë raport, Kosova informoi se rekrutimet e grave dhe të rinjve u rritën në vitin 2024 krahasuar me vitin 2023 dhe procedurat e rekrutimit tërhoqën një numër më të lartë aplikantësh.

Kosova mbetet e angazhuar që të zbatojë plotësisht strategjitë e saj për RAP dhe MFP dhe të sigurohet që ato të arrijnë objektivat e tyre sipas planit.

Kosova dhe Komisioni Evropian u pajtuan që ta rrisin më tej bashkëpunimin, duke përfshirë edhe në nivelin teknik, në mënyrë që reformat e ndërmarra të zbatohen plotësisht dhe atë sa më shpejt që është e mundur.

Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA) shërben si kornizë e BE-së dhe administratës së Kosovës për të diskutuar rregullisht çështjet teknike dhe të politikave përkitazi me reformat që lidhen me BE-në. Organet e MSA-së përfshijnë Këshillin e Stabilizim-Asociimit, të ndihmuar nga Komiteti i Stabilizim-Asociimit, si dhe Nënkomitetet e MSA-së, të cilat mbulojnë një gamë të gjerë të acquis-it të BE-së. Mbledhjet e organeve të MSA-së ofrojnë kontribut të drejtpërdrejtë për raportet vjetore të Komisionit Evropian.

• Në çdo mbledhje të nënkomiteteve monitorohet dhe përcillet zbatimi i reformave nga ana e Kosovës dhe identifikohet se si BE-ja mund të ndihmojë në këtë proces.

• Shtatë fusha mbulohen përmes mbledhjeve sektoriale të nënkomiteteve – Drejtësia, Liria dhe Siguria; Inovacioni, Shoqëria e Informacionit, Politikat Sociale, Arsimi dhe Kultura; Tregtia, Industria, Dogana dhe Tatimet; Tregu i Brendshëm, Konkurrenca, Mbrojtja e Konsumatorit dhe Shëndetit; Bujqësia, Peshkimi, Pylltaria, Siguria Ushqimore; Transporti, Mjedisi, Energjia, Ndryshimet Klimatike dhe Zhvillimi Rajonal; Çështjet Ekonomike dhe Financiare, Statistikat.

• Dy fusha të tjera të mbuluara përmes mbledhjeve të grupeve të veçanta janë reforma e administratës publike dhe normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

• Mbledhjet e Komitetit dhe Nënkomiteteve të MSA-së bashkëkryesohen nga Komisioni Evropian dhe Kosova. Çdo takim rezulton në veprime pasuese të dakorduara bashkërisht që duhet të ndërmerren nga autoritetet e Kosovës. Koha ndërmjet takimeve lejon zbatimin e rekomandimeve dhe të veprimeve pasuese të dakorduara. 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz