BallinaLajmeBE ende në diskutime mbi raportin IBAR të Shqipërisë në Këshillin e...

BE ende në diskutime mbi raportin IBAR të Shqipërisë në Këshillin e BE-së

Të ngjajshme

Haradinaj: Propozimi i Kurtit për president është lojë për ta çuar vendin në zgjedhje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,...

Mustafa sfidon LVV-në dhe PDK-në: Propozoni vetë tre emra, i bëni 88 vota për president

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar pas ofertës...

PDK refuzon ofertën e VV-së, Hamza: Manovër politike

Partia Demokratike e Kosovës ka refuzuar kërkesën e Vetëvendosjes...

Bedri Hamza e quan manovër ofertën e Kurtit: Nuk propozojmë kandidatë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka...

Hamza ‘refuzon Kurtin’: Propozimi për presidentin, manovër politike e VV-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka...

Këshilli i Bashkimit Evropian ka bërë të ditur se diskutimet për qëndrimin e përbashkët të BE-së mbi raportin IBAR të Shqipërinë janë ende në proces.

Në një përgjigje për A2 CNN, Këshilli i BE-së konfirmon se diskutimi i fundit është zhvilluar më 9 prill në kuadër të COELA, ndërsa takimi i radhës është planifikuar për 17 prill.

Sa i përket progresit, KiE  thekson se, si në raste të ngjashme, diskutimet e brendshme evoluojnë gradualisht dhe përparimi bëhet hap pas hapi, pa dhënë detaje konkrete.

Gjithashtu sqarohet se për momentin është ende herët për të përcaktuar një afat kohor për miratimin e qëndrimit të përbashkët të BE-së mbi IBAR-in e Shqipërisë.

Në lidhje me zhvillimin e Konferencës së ardhshme Ndërqeveritare, Këshilli thekson se një hap i tillë mund të ndodhë vetëm pasi qëndrimi i përbashkët i BE-së të miratohet fillimisht nga ambasadorët e vendeve anëtare në COREPER, pas arritjes së një marrëveshjeje në COELA – gjë që ende nuk ka ndodhur.

Sa u përket çështjeve apo rezervave të mundshme nga shtetet anëtare, Këshilli i BE-së nënvizon se nuk bëhen publike detaje nga diskutimet e brendshme. Sipas tyre, hapat e mëtejshëm do të varen nga progresi i arritur në nivelin e COELA-s dhe nga arritja e një konsensusi përpara se çështja të kalojë për miratim në COREPER./A2CNN

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz