BallinaLajmeBDI akuza për bllokim të Ansamblit Muzikor në Tetovë: “Sabotim i qëllimshëm...

BDI akuza për bllokim të Ansamblit Muzikor në Tetovë: “Sabotim i qëllimshëm nga qeveria”

Të ngjajshme

Flick flet për të ardhmen e Lewas: Nuk është koha për të folur për këtë

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka qenë së fundi...

Kuvendi s’e miraton rezolutën e propozuar nga LDK, s’merr mbështetje nga VV

Kuvendi i Kosovës s’ka miratuar Propozim-Rezolutën për rritjen e...

Shtretërit në QKUK, ministri Vitia debaton me deputeten Kadrijaj

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia u është përgjigjur kritikave...

Takimi Kurti-Vuçiq në prag? Pranvera sjell sinjale nga Brukseli

Pas një periudhe të gjatë ngecjeje në dialogun Kosovë-Serbi,...

Kryetari i degës së BDI-së në Tetovë, Bajram Rexhepi, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit lidhur me Ansamblin Muzikor në Tetovë, duke akuzuar qeverinë aktuale për bllokim dhe sabotim të qëllimshëm të funksionimit të këtij institucioni kulturor. Sipas tij, ndërprerja e procedurave për punësim dhe trajtimi i ansamblit në dokumentet strategjike paraqesin një qasje të padrejtë dhe politikisht të motivuar ndaj kulturës shqiptare, shkruan Express.

Ja postimi i tij i plotë:

“REAGIM: Kujt po i pengon Ansambli Muzikor në Tetovë?

Ansambli Muzikor në Tetovë është një institucion që nuk lindi rastësisht. Ai u themelua në vitin 2023 si rezultat i vizionit, nismës dhe angazhimit të drejtpërdrejtë politik të Bashkimit Demokratik për Integrim për decentralizimin e kulturës dhe për krijimin e institucioneve që i japin Tetovës vendin që meriton në hartën kulturore të vendit.

👉Me angazhimin e BDI-së, këtij institucioni iu siguruan hapësira për përdorim të përhershëm në Qendrën për Kulturë në Tetovë, me vendim të qeverisë së udhëhequr nga Kryeministri i parë shqiptar, Talat Xhaferi. Po ashtu, u morën edhe pëlqimet e nevojshme për punësimin e 24 artistëve, me qëllim që Ansambli të niste funksionimin e plotë si një qendër serioze e artit muzikor në Tetovë. Në këtë procedurë aplikuan mbi 60 artistë të rinj e të talentuar.

Por, me ardhjen e qeverisë VMRO–VLEN, në mbledhjen e parë të saj, në qershor 2024, u ndërpre dhe u pezullua procedura e punësimit. Ky ishte akti që e goditi drejtpërdrejt Ansamblin Muzikor në Tetovë dhe ia pamundësoi funksionimin normal. Që nga ajo ditë, institucioni ka kërkuar vazhdimisht punësimet e domosdoshme, por është përballur me heshtje të qëllimshme institucionale.

Dhe tani vjen ironia më e madhe❗️

Së pari e bllokuan, duke u munduar t’ia ndalin frymëmarrjen institucionale, duke e lënë pa kuadrot e nevojshme, pa zhvillim dhe pa mundësi funksionimi.

Dhe sot, të njëjtët, në dokumentin e ashtuquajtur „Strategjia Nacionale për Zhvillim të Kulturës 2026–2030″, mundohen ta paraqesin atë si institucion me kapacitet të kufizuar dhe si barrë për sistemin të cilit i nevojitet “racionalizim”, edhe përkundër faktit që ky institucion, edhe me 2 të punësuar, arriti ta realizojë në tërësi, për 2 vite me radhë, programin artistik, gjë të cilën nuk arrijnë ta bëjnë institucione të favorizuara nacionale, që kanë dhjetëra, madje edhe qindra të punësuar.

Kjo nuk është analizë objektive, por sabotim i qëllimshëm politik që tenton të zhbëjë dhe penalizojë kulturën shqiptare.

Logjika diabolike dhe ksenofobe e kësaj qeverie vepron kështu. Së pari e pengojnë një institucion të ri kulturor dhe më pas e përdorin gjendjen e imponuar si arsyetim për ta vënë në pikëpyetje ekzistencën e tij.

Ansambli Muzikor në Tetovë nuk është dështim. Dështim është politika e VMRO–VLEN që e bllokoi qëllimisht zhvillimin e tij.

BDI do të mbrojë çdo vlerë dhe çdo institucion që e ka ngritur me vizion, punë dhe përkushtim. Do të vazhdojë të angazhohet për zhvillim të balancuar kulturor, për decentralizim real të kulturës dhe për përfaqësim të denjë edhe në qytetet me shumicë shqiptare.

👉Ansambli Muzikor në Tetovë është vlerë e Tetovës dhe do të mbrohet me çdo kusht.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz