Bayerni pa një superyll sot ndaj Arsenalit, i vdiq familjari
dp

Lexo edheRaphinha i motivuar edhe pas humbjes: Fokusi te “El Clasico”

Joshua Kimmich nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Bayern Munichut për ndeshjen e sotme ndaj Arsenalit, për shkak të një vdekjeje në familjen e tij të ngushtë.
Lajmin e ka konfirmuar klubi bavarez përmes një njoftimi zyrtar, duke kërkuar respektimin e privatësisë së futbollistit dhe familjes së tij në këtë moment të vështirë.
“Ne kërkojmë që privatësia dhe zija e tij të respektohen dhe të mos bëhen pyetje apo raportime të mëtejshme për këtë çështje”, thuhet në njoftimin e Bayernit.

Lexo edheRaphinha i motivuar edhe pas humbjes: Fokusi te “El Clasico”
Klubi gjerman ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për Kimmichun dhe familjarët e tij.