Sulmuesi i Kombëtares së Senegalit, Nicolas Jackson do të rikthehet në Londër, me apo pa dëshirën e tij.
Gazetari gjerman, Florian Plettenberg ka raportuar se sulmuesi do të mbetet te Chelsea edhe pse ishte pranë marrëveshjes me Bayern Munchen, shkruan Indeksonline
Në fakt, Nico kishte arritur marrëveshje dhe tashmë po gjendej në Mynih për ta finalizuar transferimin.

Por, Chelseat iu lëndua sulmuesi Liam Delap dhe kërkoi nga Bayerni të mos e marrin lojtarin.
Gjermanët kështu vepruan, ata nuk e dëshirojnë më transferimin e Nicolas Jacksonit, kështu që ai do të rikthehet në Londër, me apo pa dëshirën e tij./Indeksonline/