Baton Haxhiu ua shqipton dënimet Milaim Zekës dhe Frashër Krasniqit
03·

Drejtori i Klan Kosovës, Baton Haxhiu ka bërë të ditur se televizioni i tij ka marrë një vendim për dy deputetët të cilët sot u përfshinë në përleshje fizike në emisionin e drejtpërdrejt “Info Magazine”.
Në emisionin “Analiza Zgjedhore”, Haxhiu ka bërë të ditur se Klan Kosova do të dënojë deputetët Frashër Krasniqi dhe Milaim Zeka.
“Frashër Krasniqi dhe Milaim Zeka do të dënohet që të mos marrin pjesë në Klan Kosova deri më 15 janar të vitit të ardhshëm (2018)”, ka thënë Haxhiu.
Lexo edheHaradinaj: Luksemburgu mbështetës i vazhdueshëm i Kosovës
Ai ka fajësuar edhe stafin e Klan Kosovës, konkretisht moderatorin, për menaxhim jo të mirë të situatës.














