Shefja e zyrës së kryeministrit të Kosovës, Vlora Dumoshi i është përgjigjur, gazetarit Baton Haxhiu lidhur me një shkrim autorial të botuar në Express, në të cilin ai kërkon dorëheqjen e kryeministrit për çështjen e trenit.
“I nderuar Baton,
“Më vjen keq” që sot nuk të erdhi në shprehje teksti, që siç shihet, e kishe përgatitur më herët kundër kryeministrit. Serbia të zhgënjeu sonte…. Ne vazhdojmë me maturi dhe vendosmëri. Përshëndetje”, ka shkruar Dumoshi në Facebook.