back to top
Wednesday, February 4, 2026
BallinaSportBashkimi afër finales, Prishtina kërkon mrekulli në ndeshjen e kthimit

Bashkimi afër finales, Prishtina kërkon mrekulli në ndeshjen e kthimit

Të ngjajshme

Limi hedh bombën për Albën: “Nuk po e pres jashtë”

Lim Hoti ka bërë reagimin e parë publik pas...

Shaip Kamberi pranon në ShBA ligjin kundër diskriminimit të shqiptarëve në Serbi

Shaip Kamberi gjatë qëndrimit në Uashington nga kongresisti amerikan...

Edhe Agim Bahtiri me ca rreshta kundër aktgjykimit të Kushtetueses: S’pranojmë diktat

Zyrtari i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri, ka dalë kundër akrgjykimit...

Lëshohet alarmi, “Vëllai i madh” tronditë banorët me vendimin

Prej kohësh, banorët e BBVK janë treguar të shkujdesur...

Në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, Bashkimi arriti të mposhtë Sigal Prishtinën në Prizren me rezultat 83:67, duke krijuar avantazh të rëndësishëm për ndeshjen e kthimit.

Megjithëse Prishtina kishte kaluar në epërsi në dy çerekët e parë, prizrenasit rikuperuan në pjesën e dytë dhe siguruan fitoren.

Isaiah Cousins ishte më i miri te Bashkimi me 19 pikë, ndërsa te Prishtina u dallua Elijah Clarance me 20 pikë.

Kthimi zhvillohet në kryeqytet, ku Sigal Prishtina duhet të fitojë me më shumë se 16 pikë për të siguruar finalen. Çdo fitore me diferencë më të vogël do t’i japë Bashkimit shansin për të luftuar për trofeun, të cilin synojnë të marrin për herë të dytë. /GazetaExpress

Të Fundit

Sport

ShowBiz