BallinaLajmeBashkatdhetarët nga Gjermania dhurojnë 3 mijë e 800 euro për familjen Abazi

Bashkatdhetarët nga Gjermania dhurojnë 3 mijë e 800 euro për familjen Abazi

Të ngjajshme

Nënshkruhet kontrata për renovimin e objekteve të FSK-së në Suharekë

Ministria e Mbrojtjes ka nënshkruar kontratë për realizimin e...

Programi i imunizimit në Kosovë ka shënuar përparime të rëndësishme

Vaksinat vlerësohen si një nga mënyrat më efektive për...

Alvaro Arbeloa ‘flet’ për thashethemet rreth Jose Mourinhos

Trajneri i Real Madridit, Álvaro Arbeloa, mund të jetë...

Gjesti është martuar? Ky detaj nxit spekulimet!

Gjesti ka lansuar një fragment të këngës së tij...

Një grup i bashkatdhetarëve nga Kaiserslautern i Gjermanisë, së bashku me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri, i kanë dorëzuar sot donacionin prej 3 mijë e 885 euro familjes Abazi nga Livoçi e Epërm, e cila nga tërmeti në Shqipëri humbi dy djemtë e saj, Isën e Shemsedinin.

Paraprakisht, kryetari Haziri i ka pritur në takim grupin e bashkatdhetarëve që e kryesoi Xhevat Berisha, të cilët i ka falënderuar për solidaritetin e madh për këtë familje.

Haziri tha se është lajm i mirë që edhe pas mbrëmjes humanitare “Pak nga ne, shumë për ata IV”, donacionet e njerëzve të vullnetit të mirë po vazhdojnë, për t’i dalë në mbështetje kësaj familje.

Përndryshe, në mbrëmjen humanitare “Pak nga ne, shumë për ata IV”, e cila është mbajtur të shtunën, u premtuan mbi 100 mijë euro për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz