Basha: Nënkryetarët nesër do të votohen si pako, seanca mbahet në orën 17
dp

Lexo edheIntervistohen 14 persona në Gjilan mbi dyshimet për manipulim votash

Dimal Basha ka njoftuar se bashkë me përfaqësuesit e partive politike, sot diskutuan për rendin e ditës së seancës së nesërme konstituive.
“Ka ardhë si propozim i të gjitha partive politike të komuniteteve jo-shumicë dhe jo-serbe, që të shkohet në votim si pako, çështja e nënkryetarëve. Ka pasur konsensus për raportin, për kryetaren, nënkryetarët, dhe pakon e tyre. Më vjen shumë mirë për këtë gjë”, tha Basha.
Ai bëri me dije se do të vijohet me shpejtësi për formimin e institucioneve, duke falënderuar të gjithë për pjesëmarrjen dhe konsensusin.

Lexo edheIntervistohen 14 persona në Gjilan mbi dyshimet për manipulim votash
U dakordua që mbledhja të mbahet në orën 17:00, pas propozimit të Vlora Çitakut.
Kjo u bë për shkak të seancës gjithë-ditore që do të mbahet në Hagë, ndaj ish-krerëve të UÇK-së./IndeksOnline/