back to top
Wednesday, November 5, 2025
BallinaLajmeBasha krahason vdekjen e Astrit Deharit me viktimat e luftës në Kosovë:...

Basha krahason vdekjen e Astrit Deharit me viktimat e luftës në Kosovë: Është më keq se ajo që kanë vuajtur shqiptarët nën Millosheviqin

Të ngjajshme

Rama: Shqipëria në rrugën e duhur për mbylljen e negociatave brenda 2027-ës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u shpreh i bindur...

Edi Rama: Nuk ikim nga pushteti pa e bërë Shqipërinë anëtare të BE-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se qeveria e...

Lumir Abdixhiku thërret konferencë për media

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka...

Kërkohet siguri dhe dinjitet për gratë, në vendet e punës

Pjesëmarrja e grave në punësim vazhdon të mbetet një...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka marrë pjesë në homazhet për Astrit Deharin bashkë me kreun e LVV-së, Albin Kurtin dhe familjen Dehari.

Basha ka thënë se edhe në kohën e Jugosllavisë janë sajuar aktakuza për të mbajtur njerëzit në burg, derisa sipas tij, Astrit Dehari, është mbajtur në burg pa aktakuzë.

“Në kohën e Jugosllavisë, regjimi fashist ka saju aktakuza kur i ka majt njerëzit në burg. Astrit Deharin e kanë mbajt në burg 67 ditë pa aktakuzë, pa e marrë në pytje, pa asgjë”, ka thënë kreu i Kuvendit.

Basha ka thënë se ajo që i ka ndodhur Astrit Deharit është më e keqe se çfarë iu ka ndodhur shqiptarëve nën regjimin e Millosheviqit.

“Kjo është një prej akteve më të rënda që e ka përjetuar vendi jonë pasluftës. S’e kemi pritë që me vuajtur na më keq se që e kanë vuajtur shqiptarët në regjimin fashist të Millosheviqit, kjo ka ndodhë në rastin e Astrit Deharit”, ka thënë Basha.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz