BallinaLajmeBasha kërkon nga ndërkombëtarët t’i bëjnë trysni Serbisë për t’i dorëzuar kriminelët...

Basha kërkon nga ndërkombëtarët t’i bëjnë trysni Serbisë për t’i dorëzuar kriminelët serbë

Të ngjajshme

51-vjeçar gjendet pa shenja jete në Bellanicë të Malishevës, policia nis hetimet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Malishevë,...

FSK-ja merr përkrahje nga Mbretëria e Bashkuar për avancimin e kapaciteteve ushtarake

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim...

Alarm për shëndetin mendor të të rinjve

Një raport i ri paralajmëron se deri në vitin...

Agim Ademi takon “shefin” e futbollit , flasin për zhvillimin e futbollit në Kosovë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të bëjnë trysni te Serbia për t’i dorëzuar kriminelët serbë të cilët sulmuan Banjskën e Zveçanit e ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Këtë thirrje ai e bëri gjatë  Akademisë përkujtimore me rastin e dyvjetorit të rënies së heroit Afrim Bunjaku

 “Sot nderojmë heroizmin e një prej bijve më të devotshëm të republikës sonë, heroit tonë Afrim Bunajku. Me veprën e tij sublime ai u bë dëshmi dhe garanci e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. Bashkë me kolegët e tij policë, dy vite më parë e në vazhdimësi u dëshmua se mbrojtja e republikës përveç detyrë profesionale, është përkushtim e betim për mbrojtjen e bazamenteve të kushtetutës sonë që Kosova të mbetet gjithmonë shtet i pavarur, sovran, unik dhe i pandashëm. Akti terrorist i dy viteve më parë që i mori jetën rreshterit Bunajku ishte i sponsorizuar, i financuar dhe i realizuar nga vetë shteti serb. Pasi falë heroizmit e atdhedashurisë së policëve tanë që mbrojtën territorin duke ia dështuar planin Serbisë, ajo u bë strehë për ekzekutuesit e këtij akti, duke dëshmuar që vazhdon të mbajë gjallë politikën destabilizuese dhe armiqësore ndaj shtetit tonë”, tha ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz