“…bartet në spital me duar të lidhura”, video e re e arrestimit të 27-vjeçarit Agon Zejnullahu
dp

Lexo edheZjarret në jug të Francës pezullojnë fluturimet në aeroportin ndërkombëtar të Marsejës

Agon Zejnullahu po bëhej gati të transportohej për në spital me pranga në duar.
27-vjeçari dyshohet se vdiq i prangosur disa momente pas arrestimit në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan, në orën e parë të së hënës.
Një video ekskluzive të cilën e ka siguruar Paparaci, pandërhyrje, tregon momentin nga prangosja e tij të ulur në tokë, deri te bartja për në autoambulancë.
Menjëherë pas vendosjes në kontroll, zyrtarët policorë i hedhin Zejnullahut ujë në fytyrë dhe rreth kokës. Ai gjendet i ulur në gjunjë dhe me duar të lidhura prapa shpinës.

Lexo edheZjarret në jug të Francës pezullojnë fluturimet në aeroportin ndërkombëtar të Marsejës
Me mbërritjen e autoambulancës të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare të Lipjanit, 27-vjeçari, nga zyrtarët policorë me asistencë të mjekëve vendoset në lese dhe bartet për në automjetin e ambulancës.