BallinaLajmeBarduani pret në takim komandantin britanik, diskutojnë sigurinë në Kosovë dhe rajon

Barduani pret në takim komandantin britanik, diskutojnë sigurinë në Kosovë dhe rajon

Të ngjajshme

Kripa: Sa na duhet vërtet?

Kripa është konsideruar prej kohësh si një nga “armiqtë”...

Çmimi për kurban rritet prapë në Kosovë, sivjet bëhet 200 euro

Çmimi për therjen e kurbanit në Kosovë ka shënuar...

“Finalja para finales”, publikohen formacionet e ndeshjes Bayern vs PSG

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes më interesante të...

Komandanti i misionit KFOR-it, Enrico Barduani, priti sot në takim komandantin e Brigadës së 7-të të ushtrisë britanike, Andrew Watson, në shtabin e KFOR-it në kampin “Film City”, në Prishtinë.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se të dy komandantët diskutuan dinamikën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe kontekstin më të gjerë rajonal.

“Gjeneral Brigade Watson përgëzoi rolin e vazhdueshëm të KFOR-it në nxitjen e një mjedisi të qëndrueshëm dhe të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë”.

“Gjenerali Barduani shprehu vlerësimin e tij të sinqertë për angazhimin dhe profesionalizmin e personelit britanik dhe, në veçanti, mirënjohjen e tij të përzemërt për Gardën Skoceze, të vendosura në Kosovë si pjesë e forcave rezervë të NATO-s”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz