Barcelona ka fituar edhe ndeshjen e dytë të sezonit të La Liga-s teksa ka mposhtur me rezultatin minimal 1-0 ekipin modest të Valladoilid. Ishte një sfidë e vështirë për katalanasit, teksa kundërshtari ia bëri jetën e vështirë duke vrapuar shumë dhe duke mos i lejuar shumë hapësira në sulm.
But de #Dembélé #ValladolidBarça pic.twitter.com/xbNuzfuGjE
— Martoni ⭐️⭐️ (@JeLayPasTouchay) August 25, 2018
Në pjesën e parë ndeshja ishte e hapur, edhe Valladoilid kishte mundësitë e veta, ashtu si Barça me Dembele dhe Suarez. Messi ishte i qetë para portës kundërshtare dhe nuk arriti të kthehej në një rrezik për mbrojtësit rivalë. Pas pushimit ishte Dembele ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 57’.

Valladoilid luan pa frikë ndaj kampionëve në fuqi dhe ter Stegen tregon aftësitë e tij pak më vonë në rastin e Keko-s. Vendasit nuk i humbasin shpresat dhe mundohen të sulmojnë sa herë që u jepet mundësia për të gjetur golin e barazimit. Suarez u duk sikur vulosi fitoren pranë fundit, por goli i tij është anuluar për pozicion jashtë loje. Duhet theksuar se fusha e Valladoilid është shumë e keqe, dhe kjo padyshim që ka ndikuar te loja e katalanasve, duke parë që ata preferojnë të luajnë me pasime të shkurtra. Gjithsesi, tri pikë të tjera për Barça-n, që aktualisht ndodhet në vend të parë. Në fund vendasit arrijnë të shënojnë golin e barazimit, por ai është anuluar nga VAR.