Rashford iu bashkua Barçës nga Manchester United me huazim njëvjeçar.
Marcus Rashford ëndërronte të luante në stadiumin “Camp Nou” të Barcelonës përpara transferimit të tij me huazim një sezonal te gjigantët katalanas, por ky skenar mund të rrezikohet pas një përditësimi të ri.
Sulmuesi 27-vjeçar, i cili iu bashkua Barçës këtë verë nga Manchester United me një marrëveshje fillestare huazimi 12-mujor, është rritur duke ndjekur La Liga-n dhe është dashuruar me Barcelonën dhe “Camp Nou”-n.
Kështu raporton gazetari spanjoll Guillem Balague, i cili publikoi një shkrim të gjatë për ardhjen e Rashford në korrik.
Dëshira e Rashford për të përfaqësuar Barcelonën dhe për të luajtur në fushën e shenjtë të “Camp Nou”-ishte e dukshme gjatë përgatitjeve për transferimin e tij. Duke folur për Gary Neville vitin e kaluar, ai u shpreh për stadiumin:
“Për atmosferë, ndoshta do të thosha që më ka pëlqyer Nou Camp,” tha Rashford kur u pyet se cili ishte stadiumi i tij i preferuar.
Ai shtoi: “Sapo ata shënuan golin e parë, turma ndryshoi krejtësisht. Çdo herë që Messi e merrte topin, ishte frikësuese dhe tifozët bërtisnin për t’i bërë mbrojtësit nervozë. Gjithçka u bë rrëmujë pasi ata shënuan të parët.”
Fatkeqësisht për Rashford, rinovimet në stadium e kanë penguar atë të luajë para 105,000 tifozëve rregullisht.
Dhe më herët këtë javë, rikthimi shumë i pritur në “Camp Nou” u shty sërish, me klubin që konfirmoi se ndeshjen e parë në shtëpi këtë sezon do ta luajnë në “Estadi Johan Cruyff”, një stadium me kapacitet 6,000 vendesh, pranë qendrës stërvitore.

Vazhdojnë të ngrihen pyetje nëse Barça do të luajë këtë sezon në shtëpinë e saj të dashur.
Një raport nga The Athletic sugjeron se stadiumi është “shumë larg për t’u përfunduar plotësisht”, me burime nga këshilli i qytetit të Barcelonës që pretendojnë se klubi ende nuk ka aplikuar për licencat e nevojshme për hapjen e tij.
Barça kishte njoftuar në qershor se do të rikthehej më 10 gusht për “Trofeun Joan Gamper”, eventin e tyre tradicional para-sezonal.
Megjithatë, klubi konfirmoi në një deklaratë se nuk ka mundur të përmbushë kërkesat e vendosura nga rregulloret që qeverisin dhënien e licencës.
Raportimet në Spanjë sugjeronin një datë rikthimi më 14 shtator për ndeshjen e La Liga-s kundër Valencias, por pesë ditë para ndeshjes Barcelona konfirmoi se sfida do të zhvillohet në “Estadi Johan Cruyff”.
“Plotësisht budallallëk” – thashethemet për të ardhmen e Marcus Rashford mohohen nga gazetari
Më herët këtë muaj, një raport nga media spanjolle El Nacional pretendoi se Barcelona po konsideron ta dërgojë Rashford përsëri te Manchester United.
Thuhej se drejtuesit e klubit ishin zhgënjyer me fillimin e tij në skuadër, duke e përshkruar atë si “të turpshëm, të pasaktë dhe të humbur” në fushë.
Por gazetari Guillem Balague hodhi poshtë këto pretendime.
“Plotësisht budallallëk që Barcelona po planifikon të përfundojë para kohe huazimin e @MarcusRashford,” shkroi ai në X. “Barça i tha përfaqësuesit të tij se kanë shumë besim në potencialin e Rashford dhe se besojnë se ai do të rikuperohet si lojtar i nivelit të lartë.”
Balague shtoi: “S’kam më çfarë të them, përveç faktit se jam dakord me Gary Lineker dhe mënyrën se si disa media po e trajtojnë atë.” /GazetaExpress/