back to top
Friday, August 15, 2025
BallinaLajmeBanorët e Prishtinës, të mëkurën, i shkojnë të dera Ahmetit dhe Haradinajt...

Banorët e Prishtinës, të mëkurën, i shkojnë të dera Ahmetit dhe Haradinajt për ndotjen e ajrit

Të ngjajshme

CNN i krahason aeroplanët e Trump dhe Putin me të cilët ateruan në Alaskë – detaje

Krahasimi i Air Force One dhe aeroplanit të Putinit Është...

Trump dhe Putin nisen drejt takimit pas shtrëngimit të duarve

Presidenti amerikan Donald Trump e ka pritur në tepihun...

Mbi 5 orë pritje për të dalë nga Kosova, kolona të gjata në Merdare

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar për kolona...

Dua Lipa s’njeh kufij, bën joga në një dërrasë sërfi

Dua Lipa vërtet dëshiron të sfidojë limitet! Ylli shqiptar me...

Niveli i ndotjes së ajrit është rritur bashkë me shqetësimet për shëndetin, javëve të fundit në Prishtinë. Rreth kësaj çështje në kryeqytet do të organizohet një protestë në shenjë indinjate ndaj institucioneve vendore për neglizhimin e situatës. Protesta do të organizohet më 31 dhjetor (e mërkurë), ora 12:00 – Para Teatrit Kombëtar në Prishtinë.

Protesta do të mbahet gjatë ditës së mërkurën në Prishtinë. Thirrje për protestë është duke u bërë në rrjetin social në facebook.

Prishtinasit po kërkojnë që çështja e ndotjes së ambientit të merret më seriozisht nga ana e Qeverisë dhe pushtetit lokal.

“Pra, është koha e qytetarit dhe një proteste për të gjetë zgjidhje rreth kësaj problematike të rrezikshme. Ne, qytetarët e Prishtinës, kërkojmë që kjo çështje të merret seriozisht nga Qeveria dhe Pushteti Lokal. Koha po kalon dhe ne nuk po shohim asnjë plan më konkret e të detajizuar për ta zgjedhë problemin e ndotjes. Secili jemi viktimë, dhe askush nuk pret një mrekulli me shkop magjik për problemin”, thuhet në përshkrimin rreth protestës.

Protesta do të organizohet më 31 dhjetor (e mërkurë), ora 12:00 – Para Teatrit Kombëtar në Prishtinë.

Ndërkohë që alarmin rreth ndotjes së ambientit e ka dhënë edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publik, duke u sugjeruar kosovarëve që të dalin në qytet me maska.

Pasditen e  së dielës ka reaguar edhe partia Ekologjikee cila ka kërkuar nga Qeveria që ta marrë me më shumë seriozitet ndotjen. Një hapje e dritares e tregon realitetin e ndotjes së tmerrshme të ajrit në Prishtinë, dhe mushkëritë tona si dhe shëndeti ynë po shkatërrohet duke u ekspozuar në këtë ajër, mjegull e smog.

ka lëshuar njëreagim të gjatë në Fb, të cilin e ka shkruar nga Estonia. Aty ka shkruar se problemi i ndotjes së ambientit nuk mund të zgjidhet me shkop magjik. Në mënyrë cinke, ajo ka shkruar se bashkëndjen me gjendjen e krijuar në Kosovë.

Tutje, edhe kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shkruar një reagim, për ndotjen në Prishtinë. Ka thënë se po bisedon me Qeverinë dhe institucionet tjera për zvogëlimin e ndotjes. Ka thënë se po bëhen plane për zvogëlimin e ndotjes nga veturat dhe termocentralet.

Madje, Shefi i Prishtinës, ka gjetur edhe fajtorin pse po dalin të dhëna kaq të këqija për ajrin në Kryeqytet. Ka thënë se matësit e Ambasadës Amerikanë ndodhen në pjesën më të ndotur të Prishtinës prandaj po dalin të dhëna të tilla./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz