Banorët e fshatit nga Drenica në hall me qentë endacakë
BILLI

Lexo edheDrenori: Edhe këta dy persona të japin dorëheqje pas rastit të vajzës nga Drenasi

Banorët e fshatit Terstenik janë të rrezikuar nga numri i madh i qenve endacakë, raporton Drenicapress.info
Banorët e kësaj zone pothuajse e kanë të pamundur të dalin nga shtëpitë e tyre në këmbë, pasi që çdo ditë janë të rrezikuar të sulmohen nga qentë.
Një banori i këtij fshati ka shkruar i shqetësuar për rrezik që po ju kanoset nga qentë endacak në këtë fshat të Drenasit.

Lexo edheDrenori: Edhe këta dy persona të japin dorëheqje pas rastit të vajzës nga Drenasi
“Përshëndetje, jam prej fshatit Terstenik, lagjja Cakiqi. Deshta me ba një ankesë për qentë endacak. Është një numër mbi 30 qenë endacak, që çdo ditë jena në rrezik nga ta, nuk mundemi as në punë me shku rehat, as në shkollë. Ju lutem me ba diqka për këtë punë se as në oborr tandin nuk mundesh me dalë prej tyre” ka shkruar një banor i këtij fshati./Drenicapress.info