back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaShqiptareBamirësia shqiptare, restoranti shqiptar jep ushqime për mjekët britanikë

Bamirësia shqiptare, restoranti shqiptar jep ushqime për mjekët britanikë

Të ngjajshme

Como kalon në gjysmëfinale të Coppa Italia, e eliminon Napolin

Como do të përballet me Interin në gjysmëfinalen e...

Kiara dhe Luna i bëjnë befasinë simpatike Luizit

Një surprizë emocionuese ka mbërthyer shtëpinë e Big Brother...

Komuna e Prishtinës pas tërmetit del me udhëzime për qytetarët

Komuna e Prishtinës informon qytetarët se sonte në ora...

Që në fillim të pandemisë ishte një pronar shqiptar i një restoranti në Londër, që dhuroi ushqime për mjekët dhe infermierët e vijës së fronit të Shërbimin Shëndetësor NHS , duke u pasqyruar edhe në BBC.

E së fundmi, është një tjetër pronar restoranti në zonën e Romfordit në juglindje të Londrës, i cili dëshmon bujarinë shqiptare dhe respektin për të gjithë punonjësit e vijës së frontit, si mjekët infermierët , punonjësit e transportit publik dhe punonjësit e policisë, që në kohë pandemi kur gjithë të tjerët ishin dhe janë të izoluar, ata kanë qenë çdo ditë në shërbim të publikut.

Flamur Paca, sapo e kishte hapur restorantin e tij, kur e zuri pandemia, por edhe pse i mbyllur, pas vendimit të qeverisë britanike, aplikoj dhe mori leje dhe përmes një gjesti njerëzor të admirueshëm, ai ofroj për ata që i quan heronj, ushqime dhe pije falas nga restoranti i tij për punonjësit e vijës së frontit.

Por rasti i Flamur Pacës nuk është i vetmi. Edhe një studio ligjore shqiptare në Londër e drejtuara nga Diamant Hidri dhe një sallon bukurie i çiftit shqiptar Visha, kanë dhuruar lule dhe pica për punonjësit e shërbimit shëndetësor për dy spitale në Londër ku në njërin prej tyre punonte në urgjencat e spitalit edhe mjeku shqiptar Altin Hoxha.

Edhe pse gjeste filantropie dhe bamirësie simbolike, ato e ngrenë më lart emrin e paragjykuar të shqiptareve, ku shumica dërmuese e komunitetit shqiptar në Britani i janë mirënjohës këtij vendi për mikpritjen dhe akomodimin e tyre në shoqërinë britanike.

Të Fundit

Sport

ShowBiz