back to top
Friday, August 1, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditBallkani super i motivuar, përballje vendimtare sonte ndaj Florianës në Maltë

Ballkani super i motivuar, përballje vendimtare sonte ndaj Florianës në Maltë

Të ngjajshme

Pas një fitoreje spektakolare në ndeshjen e parë në Prishtinë, nënkampioni i Kosovës, Ballkani, ka udhëtuar i motivuar në Maltë ku do të përballet sonte me Floriana FC në stadiumin Centenary në Ta’Qali, në sfidën kthyese të raundit të dytë të UEFA Europa Conference League.

Ballkani, i udhëhequr nga trajneri Orges Shehu, triumfoi me rezultat të thellë 4-2 në ndeshjen e parë, duke shfaqur një performancë dominuese dhe karakter të fortë, sidomos duke marrë parasysh se dy herë u gjend në disavantazh, por arriti të përmbysë gjithçka me katër gola të shënuar.

Në kërkim të konfirmimit në Maltë

Tashmë, kampionët e vitit të kaluar nga Suhareka kërkojnë vetëm një rezultat pozitiv për të siguruar kalimin në rrethin e tretë kualifikues, por ekipi portokalli është i vetëdijshëm se asgjë nuk është e sigurt deri në fishkëllimën përfundimtare. Trajneri Shehu ka vendosur të luajë me një formacion balancues 4-3-3, duke synuar kontrollin e ndeshjes dhe shfrytëzimin e hapësirave që mund të lë skuadra malteze, e cila do të kërkojë përmbysjen e rezultatit.

Formacionet zyrtare:

Floriana FC

Portier: Cioletti

Mbrojtës: Spiteri, Iago Mendança, Lucas Lopez, Gamarra

Mesfushorë: M’Mombwa, D. Vella, J. Grech

Sulmues: Veselji, Jan, Varela

Ballkani

Portier: Galubovic

Mbrojtës: Smajli, Batarelo, Jashanica, Patoku

Mesfushorë: Ard. Deliu, Albert, Giavanni

Sulmues: Tolaj, Adetunji, Kryeziu

Objektivi: kalimi në rrethin tjetër dhe ëndrra europiane

Sfida e sotme nis në ora 20:45 në stadiumin Centenary dhe për Ballkanin paraqet një mundësi të artë për të vazhduar rrugëtimin europian, që vit pas viti po bëhet më serioz për klubin nga Suhareka. Fitorja eventuale do t’i hapte dyert drejt një përballjeje tjetër në rrethin e tretë, me synimin për të arritur për herë të dytë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit