Falë rezultateve pozitive në vitet e kaluara në garat evropiane, Ballkani këtë sezon e nis nga rrethi i dytë kualifikues për Conference League.
Tre herë kampioni i Kosovës ka mësuar kundërshtarin e radhës, shkruan IndeksOnline.
Ballkani në rrethin e dytë kualifikues për Conference League do të përballet me skuadrën nga Malta, FC Floriana.
Kjo e fundit kaloi tutje pasi mposhti skuadrën nga Welsi, Haverfordwest, me rezultat të përgjithshëm 3-5./IndeksOnline/