Sunday, July 20, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditBallkani del me një tjetër njoftim për biletat e ndeshjes ndaj Florianës

Ballkani del me një tjetër njoftim për biletat e ndeshjes ndaj Florianës

Të ngjajshme

Ballkani do të nis nga raundi i dytë ciklin kualifikues në Conference League.

Dhe nënkampionët e Kosovës do të përballen ndaj skuadrës malteze, Floriana.

Gjithashtu, skuadra suharekase ka dal me një tjetër njoftim sa i përket shitjes së biletave për këtë ndeshje.

“Nga sot, biletat për ndeshjen evropiane të FC Ballkanit mund t’i blini edhe në Sheshin e Qytetit në Suharekë!

Lokacioni: Sheshi i Qytetit, Suharekë

🕛 Ora: 12:00 – 22:00

Ndërsa ditën e ndeshjës ( të Martën) në këtë lokacion do shiten biletat nga ora 10:00 deri në ora 15:00”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.

Kujtojmë se ndeshja Ballkani-Floriana, do të zhvillohet të martën në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë në orën 20:30./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit