BallinaLajmeBajrami: Rritja e rrymës po pasuron tregtarët në kurriz të qytetarëve

Bajrami: Rritja e rrymës po pasuron tregtarët në kurriz të qytetarëve

Të ngjajshme

Rayo fiton minimalisht ndaj Strasbourg

Rayo Vallecano siguroi një avantazh të ngushtë në gjysmëfinalen...

Kajtazi: Me kthimin e Thaçit në Kosovë ndryshon loja

Opinionisti Vehbi Kajtazi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan...

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj kërkesës së KESCO-s për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 21.4%, duke thënë se pasurimi i tregtarëve të energjisë po bëhet në kurriz të qytetarëve.

Ajo theksoi se kërkesa e KESCO-s nuk është e vetmja, pasi rritje çmimi kanë kërkuar edhe KEDS, KOSTT dhe KEK.

Bajrami rikujtoi premtimin e kryeministrit Albin Kurti për uljen e çmimit të energjisë dhe paralajmëroi se çdo rritje e energjisë ka efekt zinxhir në shtrenjtimin e të gjitha produkteve.

Sipas saj, ndihmat financiare si 100 eurot apo shtesat për kategori të ndryshme janë pasojë e varfërimit të qytetarëve dhe jo e zhvillimit ekonomik.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve të reagojnë kundër vendimeve të padrejta të institucioneve./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz