back to top
Monday, August 18, 2025
BallinaLajmeBajrami kritikon qeverinë Kurti për mungesë investimesh kapitale: Trashëgimia e tij qeverisëse...

Bajrami kritikon qeverinë Kurti për mungesë investimesh kapitale: Trashëgimia e tij qeverisëse është baras me zero

Të ngjajshme

Sulmet e vazhdueshme të Rusisë tregojnë pse “kërkohen garanci të besueshme sigurie”, thotë Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dënoi sulmet ruse në rajonet...

Rooney kritikon ashpër Isak: Po e ndjek rrugën e gabuar

Ish-sulmuesi anglez, Wayne Rooney tashmë e ka bërë debutimin...

Vesa ndez rrjetin me bikine, shfaq format perfekte

Këngëtarja Vesa Smolica i kaloi disa ditë pushimi në...

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka ngritur shqetësime të mëdha mbi strukturën dhe realizimin e buxhetit të Kosovës në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, duke akuzuar qeverinë Kurti për dështim në investimet kapitale dhe keqmenaxhim të fondeve publike.

Duke u bazuar në të dhënat e Serive Kohore të Ministrisë së Financave, Bajrami tha se në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë shpenzuar gjithsej 1.412 miliardë euro nga buxheti i shtetit, prej të cilave vetëm 391 milionë euro janë shpenzuar nga komunat, ndërsa 1.021 miliardë euro nga niveli qendror.

Ajo e konsideroi shqetësuese strukturën e buxhetit.

“Buxheti, edhe pse jo i planifikuar mirë, gjatë implementimit përkeqësohet tutje dhe kjo ka ndodhë vit pas viti”, ka shkruar Bajrami në një postim në Facebook.

Sa i përket investimeve kapitale, Bajrami theksoi dallimin mes nivelit lokal dhe atij qendror.

“Për këtë gjashtëmujor, nga 391 milionë euro të shpenzuara nga ana e komunave, 105 milionë euro kanë shku në investime kapitale, pra rreth 27% e buxhetit të shpenzuar. Por nga gjithsej 1.021 miliardë euro të shpenzuara në nivelin qendror, vetëm 138 milionë euro kanë shku në investime kapitale, ose vetëm 13% e buxhetit të shpenzuar”, ka shkuar deputetja Bajrami.

Ajo kritikoi kryeministrin Albin Kurti për mungesën e projekteve të prekshme infrastrukturore.

“Kurti që pesë vjet në pushtet nuk e ka lënë asnjë shenjë pozitive në këtë vend: asnjë rrugë, asnjë urë, asnjë hekurudhë, asnjë kapacitet energjetik – trashëgimia e tij qeverisëse është baras me zero”, ka shkruar Bajrami.

Ajo tutje shtoi se Kurtin do ta kujtojmë për shumë skandale, por asnjëherë askush s’ka me pas rastin me udhëtu nëpër Kosovë e me drejtu gishtin tregues e me thanë ‘kjo është ndërtu në kohën e qeverisë Kurti’.

Sipas saj, buxheti i planifikuar për investime kapitale për vitin 2025 është 931 milionë euro, ndërsa deri në fund të qershorit janë realizuar vetëm 243 milionë euro, nga të cilat 105 milionë euro nga komunat dhe pjesa tjetër nga qeveria qendrore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz