back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeBajrami gjen fajtorin për dështimin në PISA

Bajrami gjen fajtorin për dështimin në PISA

Të ngjajshme

Liqeni që furnizon Prishtinën me ujë po mbytet nga dora e njeriut

Mbeturinat tash e një kohë kanë kapluar liqenin artificial...

Trump thotë se Putini është pajtuar të ndalë sulmet ndaj Kievit për një javë

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se homologu i tij...

Obiliqi heq taksën 10-eurosh për ankesat e qytetarëve

Komuna e Obiliqit ka vendosur të heqë tarifën prej...

Eksporti i TIK-ut pesëfishohet, Kurti: Teknologjia po bëhet motor i rritjes ekonomike

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vlerësuar rritjen e...

Diplomatët gjermanë e përgëzojnë KQZ’në për organizimin e zgjedhjeve

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, priti...

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami gjatë fjalimit të tij në interpelancën për gjendjen në arsimin parauniversitar ka pranuar gjendjen jo të mirë të arsimit në Kosovë.

Ai ka përmendur disa probleme me të cilat ballafaqohet arsimi në vend, kur dhe ka prezantuar planin 10 pikësh të  ministrisë për përmirësimin e gjendjes në arsim.

Bajrami ka thënë se jemi ende larg përfshirjes së moshave të fëmijëve nga 3- 6 vjeçar në sistemin arsimor.

Ai ka bërë të ditur se janë në përfundim të korrikullës për përfshirjen e moshave deri në 6 vjet dhe është lajm i mirë se këtë vit do të ndërtohen 15 çerdhe publike.

Duke folur për rezultatin e testit ndërkombëtar të PISA 2015 është shprehur se ka qenë

PISA 2015 reflektim i korrikullës së vjetër,ku ka bërë të ditur se është duke u hartuar korrikula e re me standarde evropiane dhe nga 1 shtatori do të fillojë së zbatuari.

“Kjo kurrikull zvogëlon në 50 përqind mësimin teorik dhe rritë për 50 përqind atë praktikë”, ka thënë Bajrami, shkruan lajmi.net.

Ministri i arsimit  ka përmendur edhe problematikën e teksteve mësimore, për të cilat ka thënë se do standardizohet me ato të vendeve europiane.

“Cilësia duhet të ngritët dhe ndërtohet brenda shkollave duke i dhënë përgjegjësin drejtori të shkollës dhe duke faktorizuar prindërit”, është shprehur ai.

Ai ka përmendur si problem politizimin e shkollave në emërimin e drejtorëve dhe mësimdhënësve.

Debati parlamentar për gjendjen në arsimin parauniversitar është iniciuar nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi.

Kurteshi gjatë arsyetimit të kërkesës për interpelancë për ministrin e Arsimit tha se arsimi në Kosovë është në gjendje të keqe. Për këtë gjendje ai kritikoi Qeverinë, drejtoritë komunale si dhe drejtorët e shkollave.

Të Fundit

Sport

ShowBiz