Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar se po e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja dhe po tenton të kalojë ligje me procedura të përshpejtuara.
Në një postim në facebook, Bajrami ka thënë se Qeveria po përpiqet të përfundojë punë në Kuvend përpara se të hyjë në një fazë qeverisjeje pa mbikëqyrje parlamentare.
“Albin Kurti po na çon në zgjedhje.Kjo është arsyeja pse po don me i kalu ligjet me afate të përshpejtume. Albini po don me kry punë me Kuvend dhe mandej me qeverisë pa Kuvend dhe pa mbikëqyrje.
Prej dhjetorit të vitit 2024 s’ka pasë Kuvend funksional. Tash me kalu ligje me shmangie.Pse këto urgjenca?Urgjencë me ba ligje që s’mund të zbatohen kurrë”, ka thënë Bajrami./IndeksOnline/