Bahtiri: PAN’i ma ofroi postin e zv.kryeministrit, që të mos garoja për kryetar
Bahtiri ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se koalicioni mes Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate, i njohur si PAN, ia kishte ofruar postin e zëvendëskryeministrit, që të mos i hynte garës për kryetar të Mitrovicës së Jugut.
“Në PAN më është ofruar pozita e zëvendëskryeministrit, vetëm që të mos garoja për kryetar të Mitrovicës”, ka deklaruar ai.

Lexo edheFatmir Limaj për ftesat nga Gjykata Speciale: Asgjë s’keni parë, çfarë keni për të parë
“Nuk kam pranuar. Absolutisht. As sot nuk do të pranoja, sikur të ma ofronte dikush”, është shprehur Bahtiri.
“E dua Mitrovicën dhe qytetarët e saj’’, ka thënë kryetari i Mitrovicës.
Ai po ashtu ka deklaruar se ka qenë i bindur se VV’ja do të dilte e para në Mitrovicë, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.














