Badovci i ‘shterur’
01·

Niveli i ujit në liqenin e Badovcit ka rënë shumë. Aty përveç që vërehet mungesa e madhe e ujit, kanë dal në pah edhe mbeturinat.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ditë më parë njoftoi se në liqenin e Badocit është minus 9.20 metra nën nivelin maksimal ose, 640.63 metra mbi nivelin e detit.
Kurse, sipas KUR “Prishtina”, edhe liqeni i Batllavës është minus 9.11 metra nën pikën maksimale të kapërderdhjes ose, 625.89 metra mbi nivelin e detit.
Kur “Prishtina” ka apeluar që, uji sot nuk duhet të shfrytëzohet në mënyrë të pakontrolluar, pasi zvogëlohen rezervat e ujit të pijshëm.

Lexo edhe7 të lënduar në një aksident trafiku
“Uji duhet kursyer pikë për pikë. Vetëm kështu sigurojmë sasi të mjaftueshme të ujit të pijshëm për të ardhmen”, thuhet në apelin e KUR “Prishtina”.
















