‘Bac u kry’, babai i Robin Krasniqit bën postimin emocional

Ka qenë një natë e madhe ajo e mbrëmshmja për krejt shqiptarët, pasi në ring u ngjit boksieri kosovar, Haxhi Krasniqi.
Krasniqi arrit ta fitoi këtë ndeshje me nokaut në rundin e tretë, pasi kundërshtarit gjerman Boesel i dha një goditje të rëndë me dorën e djathtë.
Pas meçit, ka reaguar edhe babai i kampionit të WBA e IBO-s, Tafil Krasniqi i cili përmes një postimi në “Facebook” shkruan: Bac u kry dhe poston një fotografi të Haxhi (Robin) Krasniqit te kulla e Jasharëve në Prekaz.
Ndërsa, kampioni i botës Haxhi Robin Krasniqi është parë shumë i lumtur pas suksesit të madh që e arriti mbrëmë kur u shpall kampion i botës në dy kategori WBA dhe IBO, pasi mposhti kampionin gjerman, Dominic Boesel.
Krasniqi e vendosi fitoren në rundin e tretë me një nokaut të tmerrshëm. Pas meçit, Krasniqi është shprehur se e ka pritur këtë sukses plotë 15 vjet.

Lexo edheRobin Krasniqi po vjen: ‘Krenaria më e madhe në jetë t’ia sjell Kosovës titujt e botës’
”Kjo luftë zgjati 15 vjet. Kam përjetuar ulje dhe ngritje, kam qarë. Shumë falënderime për të gjithë që besuan në mua.Unë uroj që Dominic të kthehet i fortë. Ne jemi një familje e madhe, ne fitojmë së bashku, ne humbasim së bashku”, ka thënë Krasniqi.















