back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajme“Babën dhe vëllaun i ka shpiuna”, Murati – Gucatit: Kam dorëzuar padi...

“Babën dhe vëllaun i ka shpiuna”, Murati – Gucatit: Kam dorëzuar padi por nuk ndalen sepse Gjykatat nuk e kryejnë punën e tyre – Kjo është e papranueshme

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Kryetari i OVL-UÇL-së, Hysni Gucati sot në një transmetim direkt ka thënë se ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati babën dhe vëllaun i ka shpiuna.

”E ki ministrin e financave që babën edhe vëllaun e ka shpiun e sot është ministër i financave, ku i ka nal të hyrat në OVL që pesë vite” u shpreh Gucati në RTV Dukagjini.

Në lidhje me këtë akuzë të fortë, ka reaguar vetë Murati përmes një postimi në Facebook, duke e quajtur këtë “shpifje monstruoze”.
Ai ka thënë se në lidhje me këtë ka dorëzuar padi për shpifje edhe më parë, por për çka thotë se kjo nuk po ndalet duke e arsyetuar se sipas tij “Gjykata nuk e kryejnë punën e tyre”.

 

“Prandaj do të jetë mision i imi që në ndryshim/plotësimin e radhës të Kodit Penal, shpifja të përfshihet si vepër penale. Nuk mund të pretendojmë se ka drejtësi kur shpifje të tilla me pasoja kaq të mëdha trajtohen vetëm në padi civile dhe dënimi shqiptohet pas sa e sa viteve”, ka shkruar Murati.

Ai ka thënë se i gjithë Ferizaj, qyteti prej edhe nga vjen Murati e din se babai i tij kishte punuar si mësimdhënës në shkollën ekonomike në Ferizaj, e pastaj siç tregon Murati kishte punuar në fabrikën e vajit, deri kur të gjithë punëtorët ishin larguar nga puna si pasojë e masave të dhunshme, derisa ka vazhduar duke thënë se babai i tij kishte vazhduar të jetë i papunë deri në çlirimin e vendit.

Murati ka thënë se vëllau i tij i cili u përmend nga Gucati, ka lindur në vitin 1994, e që thotë se deri në përfundimin e luftës ka pasur vetëm 5 vjet.

“E kuptoj betejën politike, mirëpo do duhej të kishte disa vija të kuqe se deri ku mund të shkohet. Kjo është e papranueshme”, ka thënë Murati. /Lajmi.net/

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Të Fundit

Sport

ShowBiz