back to top
Saturday, March 14, 2026
BallinaLajmeBabai i Astrit Deharit ia shkruan këtë poezi mbesës së tij 5-muajshe

Babai i Astrit Deharit ia shkruan këtë poezi mbesës së tij 5-muajshe

Të ngjajshme

PDK: Kurti po legjitimon strukturat ilegale të Serbisë dhe po cenon sovranitetin e Kosovës

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka shprehur shqetësim të...

Mbyllen pjesët e para në tri ndeshjet e Superligës, rezultatet

Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet e...

Kompromis i ri i Kurtit: Leje qëndrimi 12-mujore për serbët pa dokumente të Kosovës

Qeveria e Kosovës ka rënë dakord me përfaqësuesit e...

Barcelona ia vë syrin talentit të Bundesligës që kushton 60 milionë euro

FC Barcelona pritet të jetë shumë aktive gjatë afatit...

Avni Dehari i ka shkruar një poezi mbesës së tij, Arsës. 

Babai i aktivistit të ndjerë të Vetëvendosjes, Astrit Deharit zgjedhë fjalë të ëmbla e me plot rimë për mbesën e tij.

Këtë poezi ai ia kushton në ditën kur Arsa mbushë 5 muaj.

Arsë e vogël,
Arsë e mirë,
Lulebore,
Fytyrëdëlirë.

Sykaltër,
Flokëzezë,
Lule mali
Plot me vesë.

E pi qumështin
Lluk-lluk-lluk,
E mbush barkun
Si me bukë!

Gu-gu-gu,
Si guguçe,
Shend e verë
Kjo mollëkuqe.

Herë si kec
Blegërin,
Herë si mace
Mjaullin.

Kur lyp qumësht
Me piskamë,
Thua në zjarr
Paska rënë.

Faqes loti,
Kur i shkon,
N’shpirt të prek,
Të lëndon.

Qan me zë
Të shqetëson,
Është e vogël,
Arsa jonë.

Vau, vau
Nuk pushon,
Me ngulm Arsa,
Qumësht kërkon.

Andaj mami
Fort kujdeset,
Kurrë pa qumësht
Të mos mbetet.

Porsa qumështin
Arsa merr,
Urtësohet,
Bëhet shqerrë.

Tjetër gjuhë
E vogla s’di,
Të mbaj rendin
Në shtëpi.

Me t’rënë terri,
Për çdo natë,
N’cep t’dritares
Hënë e artë.

Me rreze t’buta
E ledhaton,
Gjumë të ëmbël
I dhuron.

Në mëngjes
Fup n’govatë,
Sikur rosë,
Mu si patë.

Pasi lahet
N’ujë me shkumë,
Struket n’shtrat
Sikur pëllumb.

N’rroba t’buta
Kotullohet,
Nën jorgan
Arsa ngrohet.

Si një qengj
Shkrihet n’gjumë,
Që të rritet
Sa më shumë.

Dhe kur zgjohet,
S’qan, po qesh,
E çon gojën
Vesh më vesh.

Kur qesh Arsa
Qesh natyra,
I ndrit syri
Dhe fytyra.

Mban fustan,
T’pastër borë,
Ky zambak,
Lulekëmborë.

Arsa jonë
Faqekuqe,
Zbukurohet
Si burbuqe.

Rritet, rritet
Arsë e bukur,
Kuq e bardhë,
Mu si flutur.

Arsë e dashur
Luleyll,
Natën hënë,
Ditën diell!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz