Avokatit të familjes Zejnullahu i mohohet hyrja në seancën dëgjimore ndaj pesë policëve në Lipjan
dp

Lexo edheGjykata obligon KGJK-në t’ia paguajë Fatmir Limajt mbi 57 mijë euro për qëndrimin pa të drejtë në paraburgim e arrest shtëpiak

Nën masa të rrepta sigurie, pesë policët Ibrahim Nela, Albian Ratkoceri, Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani dhe Endrit Beqiri, u sollën sot përpara trupit gjykues në Lipjan, lidhur me vdekjen e dyshimtë të 27-vejçarti Agon Zejnullahu.
Teksa seanca është njoftuar të mbahet e mbyllur për publikun, jashtë saj ka mbetur avokati i familjes Zejnullahu, Asdren Hoxha, shkruan IndeksOnline.
“Unë erdha sot të marr pjesë në seancën e cila mbahet lidhur me kërkesën për përcaktimin e paraburgimit nga ana e Prokurorisë. Mirëpo, çuditërisht, gjyqtarja e procedurës paraprake më refuzoi me marrë pjesë në seancë dhe me mbetë i informuar, si përfaqësues i palës së dëmtuar. Unë kërkova sqarime dhe insistova disa herë, mirëpo qasja ishte e tillë, që nuk duhet të marr pjesë” tha mes të tjerash avokati.

Lexo edheGjykata obligon KGJK-në t’ia paguajë Fatmir Limajt mbi 57 mijë euro për qëndrimin pa të drejtë në paraburgim e arrest shtëpiak
Ky është deklarimi i plotë i tij: